
Kreu i Komisionit lokal të Arsimit në Shanghai lajmëroi se në datën 27 prill, në kryeqytetin kinez, do të hapen institucionet e arsimit publik, të mbyllura si masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Lu Jing lajmëroi se të parat do të fillojnë mësim vitet e fundit të shkollave fillore dhe atyre të mesme.
Sipas tij, shkollat duhet të përgatiten me të gjitha mjetet e nevojshme për hapjen e plotë përpara datës 6 maj dhe secilës prej tyre do t’i jepet një datë specifike se kur duhet të fillojë mësimi. (A2 Televizion)