Conference League, Partizani prek kualifikimin

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 20:02 | Futboll
Conference League, Partizani prek kualifikimin

Partizani ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 skuadrën e Atletico Escaldes në Andorra, në sfidën e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Zoran Zekiç dominuan gjatë gjithë 90-minutëshit në Andorrë, megjithatë nuk shënuan dot më shumë se një gol për pasaktësi në finalizim, por edhe formë të mirë të portierit kundërshtar.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Christian Mba, që në minutën e 53 përfitoi nga një gabim i portierit kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos