
Mbipopullimi i alpinistëve në Everest po fillon të lërë pasoja tragjike në malin më të lartë të planetit.
Sipas blogut të Alan Arnette, në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 11 vdekje në Everest, shifra që tejkalojnë vdekjet në vitet 2021 (3 vdekje) dhe 2022 (5 vdekje).
Vetëm në tre raste është tejkaluar numri i njëmbëdhjetë vdekjeve në Everest: në vitin 1996, kur vdiqën 12 persona; në vitin 2015, kur 14 persona humbën jetën nga tërmetet që tronditën Nepalin; dhe në vitin 2014, kur 17 persona humbën jetën për shkak të një orteku.
Një seri vdekjesh që filloi prillin e kaluar, me tre sherpa të vdekur, por është rritur në mënyrë dramatike këtë maj me deri në tetë vdekje.
Në vitin 2019, një foto që tregonte radhën për në majën e Everestit u bë virale. Më shumë se 200 alpinistë po i drejtoheshin majës së tij, duke krijuar trafik. Në këtë mënyrë, ata u detyruan që të prisnin në lartësi shumë të madhe duke rrezikuar ngrirjen. (A2 Televizion)