Papa Françesku, kreu i kishës, katolike ka nisur një vizitë disa ditore në Lindjen e Mesme, pikërisht në ish-Babiloninë e lashtë, aty ku edhe mori udhë feja monoteiste me patriarkun Abraham. Në kontekstin fetar dhe mesazhit që përpiqet të japë zyrtarisht feja, kjo vizitë ka si qëllim madhor paqen si destinacion final të misionit të fesë siç predikohet ajo. Por vendi, gjithë historia e atij rajoni, luftërat e shumta prej kohësh, sulmet nga perëndimi, mosmarrëveshjet fetare brenda llojit atje, janë detaje që e bëjnë këtë vizitë diçka më shumë. Për të diskutuar mbi këto detaje foli në lidhje direkte në A2 nga Italia profesori i filozofisë dhe studiuesi, Ardian Ndreca. (A2 Televizion)
Vizita e Papës në Irak, çfarë ka si mesazh dhe përse pikërisht tani?
