Vizita e Pelosit në Tajvan, reagon Moska: Provokim dhe presion ndaj Kinës

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 16:28 | Bota
Vizita e Pelosit në Tajvan, reagon Moska: Provokim dhe presion ndaj

Rusia reagon lidhur me vizitën e mundshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se vizita ishte një provokim dhe presion ndaj Pekinit.

Moska theksoi së mbështet plotësisht parimin e një Kine të vetme dhe se kundërshtonte në çdo formë pavarësinë e Tajvanit. 

“Ne po konsiderojmë vizitën e mundshme apo të paparalajmëruar të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan, si një veprim provokues të administratës amerikane, që synon të shtojë presionin ndaj Pekinit. Ne konsiderojmë se çështja e Tajvanit është një çështje e  brendshme e Kinës. Sigurisht, Rusia shpreson që problemi i Tajvanit të zgjidhet pa paragjykim në emër të paqes dhe stabilitetit në rajon. Qëndrimi i Moskës lidhur me Tajvanin mbetet i pandryshuar”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Zakharova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos