Vizita në SHBA, Haradinaj: Shkoj për të ruajtur interesin e vendit

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 19:41 | Kosova
Vizita në SHBA, Haradinaj: Shkoj për të ruajtur interesin e

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj përshëndeti planin e Amerikës për paqe në Lindjen e Mesme, ndërsa shpreson që një zgjidhje të propozohet dhe për Kosovën e Serbinë.

Pas mbledhjes së qeverisë, ai foli edhe për vizitën që do të zhvillojë javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

https://a2news.com/2020/01/28/trump-prezanton-planin-e-paqes-per-lindjen-e-mesme/

Në Amerike e dinë qëndrimin tim, bindjet e mia, po shkoj t’i përsëris ato jo vetëm për mua, por edhe për kryeministrin që po vjen dhe për vendin . Nuk është e mirë kur kemi mendime të ndryshme për këto tema, Kosova duhet të jetë aty ku ruhet interesi i territorit, i kufijve të saj dhe më shumë”, deklaroi kryeministri kosovar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos