Vjedh makinën e policisë, ndjekja përfundon tragjikisht

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 12:20 | Bota

Një burrë vodhi një makinë policie dhe pasi forcat e rendit iu vunë pas, ai u hodh nga makina me shpejtësi të lartë, duke humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditën e martë.

Ende nuk dihet se si u vodh makina e policisë, me personin që eci në autostradë me një shpejtësi deri në 160 km/h. Sipas policisë, burri i cili ishte me probleme mendore, ishte i armatosur me pushkë.

Në një moment, ai del nga makina dhe hidhet, ndërkohë që mjeti vijon rrugën derisa përplaset me një shtyllë ndriçimi.

Pasi i dhanë ndihmën e parë mjekësore, forcat e rendit njoftuan se personi që vodhi makinën vdiq në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos