Vjosa Osmani uron kandidatët fitues në zgjedhje: Është koha të mbani premtimet

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 11:33 | Kosova
Vjosa Osmani uron kandidatët fitues në zgjedhje: Është koha

Pasi vlerësoi dhe raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që sipas saj u zhvilluan në mënyrë demokratike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi kandidatët fitues.

Kryetarja e shtetit ftoi kryetarët e rinj të komunave që tashmë të nisin punë për mbajtjen e premtimeve për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë. Iu uroj fitoren kandidatëve fitues duke uruar po ashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës”, tha mes të tjerash Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos