Zgjedhjet vendore në Kosovë, reagon kryeministri shqiptar: Kurioz për kryebashkiakun arkitekt në Prishtinë, urime Ramës

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 22:41 | Kosova
Zgjedhjet vendore në Kosovë, reagon kryeministri shqiptar: Kurioz

Kryeministri Shqiptar reagoi ndaj rezultateve të zgjedhjeve vendor enë Kosovë, që sapo kanë dhënë verdiktin e tyre, me Vetëvendosjen në vështirësi që humb kryeqytetin ndaj kandidatit të LDK-së, Përparim Rama. Pikërisht ndaj kryebashkiakut kosovar me emër të njëjtë. Kryeministri shqiptar deklaron kuriozitetin e tij.

“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Në zgjedhjet  e sotme, Rama ka marrë 40.658 vota, 51.07%, ndërsa Arben Vitia  i Lëvizjes Vetëvendosje mori vetëm 48.93% të votave, 38958 në total. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/14/kosove-mbi-90-te-votave-ne-prishtine-avantazh-per-perparim-ramen-vv-mbrapa-edhe-ne-prizren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos