
Vllaznia bën një tjetër goditje në merkato. Mesditën e sotme është firmosur kontratë me futbollistin brazilian Emerson Brito Dos Santos.
Ai luan në pozicionin e sulmuesit të mirëfilltë dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe në Brazil, mes të cilëve edhe me klubin e njohur të Palmeirasit, ndërkohë që sezonin e kaluar ka luajtur në Oman.
Emerson ka firmosur një kontrate njëvjeçare me klubin shkodran, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Me ardhjen e këtij lojtari, skuadra merr edhe më shumë formë edhe në repartin e sulmit, por drejtuesit e klubit janë duke punuar edhe për përforcime të tjera. (A2 Televizion)