
Pas një karriere të mbushur me transferta të shumta, ku në pjesën më të madhe të tyre ka dështuar për shkak të sjelljes sesa të mungesës së talentit, Balotelli është në rrugën që e kthen në shtëpi.
Drejtuesit e skuadrës braziliane të Flamengos diskutuan gjatë mbrëmjen e së mërkurës me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, dhe të njëjtën gjë e bënë edhe pasditen e së enjtes, para se të njoftonin se janë tërhequr nga negociatat. E tashmë, Balotelli është një hap larg rikthimit te Brescia në Serie A.
Në këtë mënyrë, Balotelli ka hequr dorë nga një kontratë 15 milionë euro për një vit e gjysmë në Brazil dhe ka vendosur të rikthehet në Itali edhe pse me një pagë më të ulët. (A2 Televizion)