Përgatitjeve në Vlorë për festat e nëntorit i janë bashkangjitur edhe operatoret turistike, baret dhe restorantet kryesore të qytetit të cilët kanë unifikuar çmimet e tyre me rastin e festive të nëntorit.
Sipas kësaj pakete që aplikohet për herë të parë, kushdo që do të rezervojë një dhomë hoteli në Vlorë nga data 20-30 nëntor do të ketë një çmim të unifikuar prej 28 euro për person, ku përfshihet fjetja, mëngjesi dhe darka.
Ulje çmimesh do kenë edhe baret e qytetit, të cilët gjithashtu kanë rënë dakort të unifikojnë çmimet për festat e nëntorit.
Kjo iniciativë synon thithjen e një numri sa më të madh turistësh dhe nga të dhënat, bëhet e ditur se qytetarët nga Kosova kanë qenë të parët që kanë kryer rezervimet në hotele duke përfituar çmimet e unifikuara. (A2 Televizion)