
Policia e Vlorës ka krijuar një postbllok në hyrje të Lungomares duke ndaluar personat që të dalin xhiro në këtë shëtitore.
Uniformat blu kanë lejuar kalimin vetëm të personave rezidentë në këtë zone dhe të atyre që e kanë të parashikuar këtë zonë në autorizimin apo lejen e miratuar në portalin e-Albania.
Policia ka kthyer mbrapsht çdo person që nuk dispononte leje apo autorizim duke i këshilluar. Ndërsa në rastet kur personat kanë kundërshtuar ndaj tyre, janë aplikuar edhe gjobat.
Një ditë më parë, në qytetin e Vlorës nuk munguan qytetarët që kanë dalë në plazhe duke shijuar temperaturat e larta të këtij fundprilli. Por, nga sot, policia nuk do të lejojë më qytetarët që të shkojnë në plazh. (A2 Televizion)