Ditë e zakonshme në kryeqytet, a i frikësohen më shqiptarët koronavirusit?

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 20:32 | Aktualitet
Ditë e zakonshme në kryeqytet, a i frikësohen më

Kjo e hënë shënoi edhe hapjen më të madhe të bizneseve në Tiranë, e bashkë me to u derdhën në rrugët e kryeqytetit edhe shumë njerëz.

Lista e zgjedhuar e bizneseve bëri që numri i njerëzve që lëvizin dukej si një ditë e zakonshme përpara pandemisë.

Moti me diell mbetet sërish shtysë e shëtitjeve. Nuk mungojnë grupimet e të rinjve që konsumojnë kafe në këmbë apo të tjerë që zgjedhin daljen me biçikleta.

Për një ditë si kjo në Tiranë, sensi i të jetuarit në një kohë pandemie, humbet lehtësisht. Një transformim i tillë, pas gati 2 muajsh izolim total, rrezikon të kthehet në një bumerang. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos