Vodhi një sasi të madhe llamarine, në burg ministrja

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 08:31 | Bota
Vodhi një sasi të madhe llamarine, në burg ministrja

Një ministre në Uganda do ta kalojë Pashkën në burg, pasi akuzohet si e përfshirë në një skandal ku janë vjedhur mijëra fletë llamarine për çati shtëpish.

Ministrja Goretti Kitutu Kimono mohoi se ishte e përfshirë në këtë vjedhje të fletëve të llamarinave që ishin të destinuara për komunitetet vulnerabël në rajonin verilindor të Karamojës.

Për këtë skandal, akuzohen dhe 10 zyrtarë të tjerë të qeverisë mes të cilëve nënpresidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe ministra të tjerë.

Kryeministri kërkoi falje dhe u kërkoi zyrtarëve të tjerë që të kthejnë fletët e llamarinës. Kryetarja e Kuvendit, ndërkohë Anita Among u shpreh se i kishte kthyer ato që kishte marrë pa dëshirën e saj.

Karamoja është përballur për dekada me thatësira të vazhdueshme dhe përmbytje kur bie shi, duke lënë shumë banorë të rajonit verilindor të varur nga ndihma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos