
Pas 24 vitesh, Italia është shpallur kampion bote në volejboll për meshkuj.
Të kaltrit mundën në finalen e madhe Poloninë, me rezultatin 3-1 (22-25, 25-21, 25-18 dhe 25-20), në ndeshjen që u luajt në Katowice, ku tifozët vendas, me entuziazmin e tyre, bënë që të dukej si një ndeshje futbolli.
Më parë, Italia kishte fituar 3 botërorë radhazi, në vitet 1990, 1994 dhe 1998. (A2 Televizion)