Ferrari lumturon tifozët në shtëpi, Leclerc niset nga vendi i parë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2022, 17:22 | Sporte të tjera
Ferrari lumturon tifozët në shtëpi, Leclerc niset nga vendi i

Charles Leclerc do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Italisë. Piloti i Ferrarit i dha një gëzim tifozëve italianë të pranishëm në pistën e Monzës me një xhiro spektakolare, që e ndihmoi të linte pas me 145 të mijëtat holandezin Max Verstappen (Red Bull).

Kohën e tretë më të shpejtë e regjistroi ferraristi tjetër, Carlos Sainz, ndërsa pas tij Sergio Perez.

Për shkak të penalizimeve të Sainz, Verstappen dhe Perez, nga vija e parë e nisjes do të jenë Leclerc dhe Russell, në të dytën Lando Norris dhe Verstappen, ndërsa në të tretën Ricciardo dhe Gasly. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos