Carlos Alcaraz ka fituar Grand Slam-in e tij të parë në karrierë.
Tenisti spanjoll triumfoi 3-1 në finalen e US Open ndaj norvegjezit Casper Ruud (6-4, 2-6, 7-6 dhe 6-3), duke marrë kryesimin e renditjes ATP.
19-vjeçari bëhet tenisti me moshën më të re që arrin numrin 1 në botë, pas ndeshjes që zgjati 3 orë e 20 minuta. Më parë, rekordin e mbante australiani Lleyton Hewitt, i cili mori kryesimin kur ishte 20 vjeç. (A2 Televizion)
















