
Pasi i mposhtën në finalen e Kupës së Shqipërisë, vajzat e Skënderbeut edhe këtë herë nuk falën ndaj Partizanit dhe e mundën atë 3-0 në kampionat. Një ndeshje e luftuar me plot emocione, por në fund festa ishte për vajzat korçare që u treguan më të sakta dhe mbeten skuadra pretendente për trofeun në fund
"Ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund, skuadra zbatoi taktikat në mënyrë perfekte, dominuam si nga ana fizike ashtu edhe teknike. Fitore shumë e mirë. Një fitore pozitive i jep moral për të punuar më shumë, për objektiva të rëndësishëm", tha trajneri Koja.
"Kjo natë ishte spektakolare për ekipin tonë dhe ata që na ndoqën. Jemi në kulmin tonë dhe po arrijmë objektivin tonë që të kalojmë në vend të parë në kampionat", tha kapitenia Paola Gjata.
Ky sezon ka qenë i mjaft suksesshëm për Skënderbeun pasi 3 trofe kanë ardhur në Korçë. Sipas kryetarit të bashkisë Sotiraq Filo, kjo skuadër meriton më shumë mbështetje.
Tani vëmendja e vajzave korçare është tek titulli kampion ndonëse rruga drejt trofeut është ende e gjatë. (A2 Televizion)