Volejbollistja më e ndjekur në rrjetet sociale: Nuk ha bukë me sportin

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 12:57 | Sporte të tjera

Key Alves, volejbollistja me më shumë ndjekës në Instagram, ka rrëfyer se bën më shumë para duke pozuar në OnlyFans sesa duke luajtur volejboll.

“Më pëlqen ose jo, sot për sot ai është burimi më i madh i të ardhurave për mua. Por, nuk hedh foto nudo. Unë e konsideroj veten sportiste, modele, influencer dhe sipërmarrëse”, tha volejbollistja e Osasco Voleibol Clube, e cila ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram.

“Unë fitoj gati 50 herë më shumë me platformat digjitale sesa me volejbollin. Edhe më shumë fitoj në OnlyFans, pasi abonimi mujor në profilin tim është 16 euro dhe ai çmim nuk lëviz”, shtoi Alves për “O Globo”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos