
Këtë të diel, ishte radha e Juirdo Canit të konkurronte në Lojërat Mesdhetare. Sportisti i teakwondos bëri një paraqitje pozitive teksa fitoi duelin e parë përballë rivalit nga Qipro, por u mposht në çerekfinale ndaj kundërshtarit kroat.
Në përfundim të garës, sportisti i Tiranës u pozicionua në vendin e pestë pa mundur të lërë gjurmë. Juirdo Cani ishte i vetmi sportist në taekwondo që përfaqësonte Shqipërinë në Oran të Algjerisë.
Në këto Lojëra Mesdhetare, Shqipëria siguroi 4 medalje, 2 në mundje, një në atletikë dhe një në peshëngritje. (A2 Televizion)