
Pas mundjes dhe atletikës, shpresat e Shqipërisë për të tjera medalje në Lojërat Mesdhetare janë edhe te peshëngritja.
Duke nisur prej pasdites së kësaj të shtune, kampioni i Europës, Erkand Qerimaj, do të ngjitet në pedanë. Ai do të konkurrojë në peshën deri në 73 kg, me garën që nis në orën 18:00 shqiptare.
Të gjithë bëjnë tifo për Erkandin: ai është peshëngritësi i vetëm i nivelit të lartë në Lojërat Mesdhetare, pas dëmtimit të Briken Caljes dhe episodit të pafat të kampiones së Europës, Evangjeli Veli, e cila u infektua me covid, pikërisht sapo zbarkoi në Algjeri. (A2 Televizion)