Von der Leyen sërish në Kiev, mbërriti me tren dhe pa njoftuar, për arsye sigurie

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 11:15 | Bota
Von der Leyen sërish në Kiev, mbërriti me tren dhe pa njoftuar,

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, po viziton Kievin. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve italiane Ansa.

Von der Leyen mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren dhe pa e njoftuar misionin e saj për arsye sigurie.

Në Kiev, numri një i ekzekutivit europian do të takojë presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të ketë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të institucioneve ukrainase.

https://twitter.com/vonderleyen/status/1535539854334885888

“Ne do të bëjmë një bilanc të punës që do të duhet të bëhet së bashku për rindërtimin "e Ukrainës" dhe përparimin e bërë "nga vendi" në rrugën e tij evropiane", tha ajo, duke folur me një grup të vogël mediash ndërkombëtare, në trenin që po e çon në Kiev.

“Përditësimi për temën e kandidaturës së Ukrainës që do të bëhet në takimet e sotme do të kontribuojë në vlerësimin tonë, i cili do të arrijë së shpejti", shtoi von der Leyen.

Kjo është hera e dytë që nga fillimi i luftës që Von der Leyen viziton Kievin dhe Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos