Vonesat e tamponëve, pacientët detyrohen ta verifikojnë COVID në rrugë të tjera

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 15:24 | Aktualitet
Vonesat e tamponëve, pacientët detyrohen ta verifikojnë COVID

Vonesat për marrjen e tamponit dhe zgjatja pafund e përgjigjeve  detyron qytetarët të thyejnë karantinën dhe t’i drejtohen vetes harbimeve shëndetësore. Klinika për sëmundjet e mushkërive  në Tiranë, e njohur si “dispanceria”, është e tejmbushur nga pacientë me COVID.

Në mungesë të një përgjigje zyrtare, ata mësojnë se janë të infektuar nga koronavirusi pas grafisë së mushkërive. Kështu ndodhi edhe me një 67-vjeçare e cila prej 10-ditësh është kthyer në burim infektimi për shumë të tjerë.

Më thanë që jam me COVID, por unë kam gati 10 ditë. Tani nuk jam më”, thotë e moshuara.

https://a2news.com/2020/11/10/vonesat-e-tamponeve-manastirliu-per-a2-kemi-pasur-nje-mbingarkese-te-sistemit/

Të tjerë janë detyruar të vijnë nga larg Tiranës pasi jo vetëm nuk u është marrë tampon por ky shërbim nuk u ofrohet në zonën e tyre.

Grafia e mushkërive kryhet në poliklinikat e specialiteteve por  vetëm pasi pacienti, në këtë rasti i dyshuari për COVID të ketë marrë rekomandimin nga mjeku i familjes. Edhe pse një shërbim falas, mbipopullimi i këtyre qendrave shëndetësore po i kthen në vatra të infeksionit. 

Ndërkohë, një ditë më parë shefja e epidemiologjisë Silva Bino pranoi vonesat në daljen e rezultateve.

Në kushte normale përgjigja e testit për COVID duhet të dalë brenda 72 orëve. Aktualisht ky rezultat po del pas 2 javë nga marrja e tamponit, atëherë kur pacientët janë shëruar,  janë shtruar në spital apo në rastin më të keq kanë ndërruar edhe jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos