
Vonesa e tragetit Brindisi-Vlorë ka krijuar kaos në portin shqiptar. Trageti, një nga më të frekuentuarit në pikun e sezonit veror, ka ardhur me 6 orë vonesë, duke vënë në vështirësi qindra persona, mes tyre edhe fëmijë.
Sipas autoriteteve portuale, shkaku u vonesës janë, siç shpesh ndodh, për vonesa të trashëguara në ditët e kaluara, pasi trageti është nisur vetëm sot nga porti italian i Brindizit.
Ndërkohë pasagjerët shprehen se janë të lodhur nga pritja e gjatë. (A2 Televizion)