Vonesat në BE, francezja Sanofi ndihmon me prodhimin e vaksinës së Pfizer

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 14:34 | Bota
Vonesat në BE, francezja Sanofi ndihmon me prodhimin e vaksinës

Kompania farmaceutike franceze, Sanofi, do të ndihmojë me prodhimin në masë të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech, mes vonesave në dërgimin e dozave për Bashkimin Europian.

Sanofi njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje për prodhimin e 125 milionë dozave të vaksinës deri në fund të vitit. Pfizer dhe BioNTech, citon problemet në prodhim, ashtu si edhe AstraZeneca, për mospërmbushje të planit fillestar lidhur me dërgesat në shtetet anëtare.

Bashkimi Europian ka kërcënuar të bllokojë eskportet e vaksinave të prodhuara në bllok, për të përballuar mungesat.  Shefi ekzekutiv i Sanofit bën të ditur se kontrata me Pfizer ishte e para e këtij lloji në industrinë farmaceutike, dhe nënshkruhet pasi kompania franceze kërkoi më shumë kohë për krijimin e vaksinës së vet.

Sipas deklaratës së Sanofit, gjermania BioNTech do të prodhojë fillimisht vaksinat në fabrikat e Sanofit në Frankfurt, duke filluar nga muaji korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos