Vota e emigrantëve, sot në Kuvend interpelanca me ministrin Majko

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 07:14 | Politikë
Vota e emigrantëve, sot në Kuvend interpelanca me ministrin Majko

Nis me seancë plenare, kuvendi këtë muaj shkurt, ku në rend të ditës janë listuar një sërë çështjesh për t’u diskutuar dhe votuar.

Një ndër pikat kryesore ka të bëjë me emrin e Lorenc Bakos, propozuar nga Këshilli i Ministrave për anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Tjetër çështje mbetet shmangia e evazionit fiskal me miratimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovë e Luksemburgut në lidhje me tatimin e dyfishtë të të ardhurave dhe tatimeve.

Nuk mungon dhe diskutimi i lirë apo interpelanca me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, në lidhje me votën e emigrantëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos