Basha i përgjigjet kryeministrit për oligarkët: Më 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 11:54 | Politikë
Basha i përgjigjet kryeministrit për oligarkët: Më 25 prill

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Korça se me uljen e taksës së sheshtë 9% përfitojnë oligarkët, ka ardhur edhe reagimi i kreut demokrat Lulzim Basha.

Në një postim në Twitter Basha shprehet se për 8 vjet kryeministri i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, ndaj u shpreh i sigurt në fitoren e 25 prillit.

 “Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj më 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”- shkruan Basha në Twitter.

Kryeministri Rama tha ndër të tjera se me taksën 9% oligarkët përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit. (A2 Televizion)

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1355465378584027137

A2 CNN Livestream

Latest Videos