Kryemadhi prezanton programin për Durrësin: Projekti ynë, zonat e lira ekonomike

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 11:53 | Politikë
Kryemadhi prezanton programin për Durrësin: Projekti ynë, zonat e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi mëngjesin e së dielës një takim me simpatizantët dhe mbështetësit e saj në Durrës, ku shpalosi përpara tyre programin e partisë së saj për qytetin bregdetar.

Pasi e konsideroi Durrësin si një ndër qytetet me potencial shumë të madh ekonomik, Kryemadhi u shpreh se një ndër pikat e programit për rimëkëmbjen e tij ishte dhe krijimi i zonave të lira ekonomike.

“Ky projekt për Zonat e Lira Ekonomike, siç u prezantua sot, e kthen Durrësin në qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve. Zonat e lira të Maqedonisë pa pasur port, pa pasur dalje në det kanë një hapësirë të jashtëzakonshme apo në Serbi, Bosnje Hercegovinë. Ndërsa Durrësi i cili ka një port të jashtëzakonshëm ndërkombëtar që mund të krijojë zhvillime dhe kontakte të pafundme me rajonin, botën, Europën e bën atë lider.

Por vetëm vullneti politik dhe dëshira e mirë e qeverisë apo e politikës krijon hapësira pafundësisht. Ky projekt krijon jo vetëm mundësinë e punësimit të mirëpaguar por do të sjellë dhe investime për të arritur aty ku ne duam ta kthejmë Shqipërinë në “Shtëpinë e Investimeve” siç duam ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos