Votat për kandidatët, Luçiano Boçi, 81 vota larg mandatit në Elbasan

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 22:18 | Politikë

Klikoni këtu për të ndjekur përditësimet minutë pas minute.

Edhe procesi i numërimit të votave preferenciale është duke shkruar drejt fundit në shumë qarqe të vendit. Deri në orën 22:20, sipas të dhënave të KQZ, Luçiano Boçi i Partisë Demokratike në Elbasan është vetëm 81 vota larg sigurimit të mandatit. Herësi i PD në këtë qark është 9646, ndërsa Boçi, i cili renditet i 7-ti në listë ka 9565.

Interesante mbetet edhe situata e kandidatit të PD në Fier Agron Kapllanaj, i cili ka deri tani 8248 vota, ndërsa herësi është me 10 mijë vota. Megjithatë, kjo shifër duket e arritshme nga Kapllanaj kur kanë mbetur edhe 170 kuti votimi për t’u numëruar.

Shfletoni galerinë për të parë të gjitha votat preferenciale deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos