Vranë 50-vjeçarin në Dibër, vetëdorëzohet një ditë më pas autori tjetër i dyshuar

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 12:43 | Kronikë
Vranë 50-vjeçarin në Dibër, vetëdorëzohet

Një ditë pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij në fshatin Lishan të Dibrës, ka rënë në pranga edhe bashkautori i shpallur në kërkim.

Policia njofton se Altin Mera, i cili qëndronte prej ditës së djeshme i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para shërbimeve policore që po kryenin kontroll në atë zonë.   

Një ditë më parë u arrestua edhe vëllai i tij Muhamet Mera. Dyshohet se dy vëllezërit kanë vrarë me automatik 50-vjeçarin Xhetan Konesha, pas një konflikti për motive të dobëta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos