Vrapimi me demat nis për herë të parë pas 5 vitesh, 5 të plagosur

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 07:28 | Fotolajme

Demat kanë vërshuar nëpër rrugët e Pamplonës për herë të parë në 3 vitet e fundit, në festivalin e famshëm San Fermin, që zhvillohet në Spanjë.

Nga kjo traditë e vrapimit me demat mbetën të plagosur 5 persona, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Në festivalin e fundit përpara pandemisë, që u mbajt në vitin 2019, u plagosën rëndë 8 persona. 16 persona kanë vdekur gjatë vrapimit me dema që nga viti 1910. Vdekja e fundit ka ndodhur në vitin 2009.

Demat që vrapojnë gjatë ditës, pasdite vriten në arena nga toreadorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos