Përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe anëtarë të forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës, i janë bashkuar organizimit për protestë në nder të të riut Klodian Rashës, që u ekzekutua nga një efektiv i policisë.
Të rinjtë kanë marshuar në mënyrë paqësore fillimisht përpara Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe më pas përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.
Me pankarta në duar ku kërkohej dorëheqja e Ministrit Lleshaj dhe drejtësi për vrasjen e 25 vjeçarit, protestuesit kanë ndezur qirinj para hyrjes së dy institucioneve, ndërsa janë shpërdarë paqesisht pak minuta më pas, pa krijuar incidente. (A2 Televizion)