
Është dorëzuar autori që i mori jetën një 50-vjeçari shqiptar në Selanik. Mediat në shtetin helen raportojnë se bëhet fjalë për një 45-vjeçar me origjinë shqiptare.
Ky i fundit, citohet të jetë shprehur se nuk kishte qëllim që të kryente vrasjen por se kohëve të fundit kishte marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima.
“Ndaj meje kanë ndodhur dy incidente të dhunshme nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga ai,” është shprehur 45-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, jashtë një karburanti në zonën e Analipsit në Selanik.
Autori, i cili u dorëzua sot, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos dhe më pas tregoi se ku e kishte lënë automjetin që drejtonte ditën e vrasjes si dhe armën të cilën përdori. (A2 Televizion)