Vrasja e gazetares Galizia, hetimi publik nxjerr përgjegjës shtetin e Maltës

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 21:17 | Bota
Vrasja e gazetares Galizia, hetimi publik nxjerr përgjegjës shtetin e

Një hetim publik për vrasjen e gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia, nxori shtetin e Maltës përgjegjës për vdekjen e saj.

Raporti, i cituar nga mediat vendase, thotë se shtetit dështoi në njohjen e rreziqeve për jetën e reporteres dhe marrjen e masave të nevojshme për shmangien e tyre.

Galizia humbi jetën pas një sulmi në bombë në makinë, pranë shtëpisë së saj në tetor të 2017-ës. Një hetim për zbardhjen e autorëve çoi në dorëheqjen e kryeministrit Joseph Moscat në 2019-ën pasi ndihmësit e tij të afërt u implikuan.

https://a2news.com/2019/11/04/vrasja-e-gazetares-ne-malte-hetuesit-bomba-erdhi-nga-shqiperia/

Megjithatë ai mohon akuzat për korrupsion. Gazetarja e ndjerë ka zbuluar rrjetet e korrupsionit në Maltë dhe më gjerë. Ajo humbi jetën në moshën 53 vjeç dhe pati një eksperiencë të gjatë 30-vjeçare si gazetare.

Në muajin shkurt, një nga tre të akuzuarit për vrasje pranoi fajin dhe u dënua me 15 vite burg. Dy të tjerët ende nuk kanë dalë para gjyqit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/23/vrasja-e-gazetares-ne-malte-denohet-me-15-vjet-burg-vince-muscat-pasi-pranoi-fajin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos