
Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Elvis Gaçajn, i arrestuar në Durrës pak ditë më parë.
Gaçaj do të qëndrojë në masën e “arrestit në burg” për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa ishte i pari që e pësoi nga ndryshimi i Kodit Penal që ashpërsoi dënimet. Gjatë procesit gjyqësor Gaçaj nuk ka pranuar autorësinë e pistoletës me dy karikatorë të mbushur me fishekë, por kjo nuk ndikoi aspak tek gjyqtari i çështjes, për të vendosur lirimin e tij.
Bashkë me Gaçaj dje ka dalë para gjykatës së Durrësit dhe miku i tij Klajdi Driza, i cili është liruar nga qelia duke caktuar gjykata masën e detyrimit për tu paraqitur pranë policisë gjyqësore.
E lirë dhe pa masë ka qëndruar e dashura e Elvis Gaçaj, e cila ndodhej brenda në makinën tip BMW, kur policia ka ndërhyrë dhe ka kryer arestimin e tyre (A2 Televizion)