Autoritetet e Malajzisë kanë liruar Siti Aisha pas tërheqjes së akuzave për vrasjen e Kim Jong Nam, vëllain e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un që ndodhi në shkurt të 2017-s në Kuala Lampur.

“Jam e surprizuar dhe shumë e lumtur. Nuk e prisja”, ishin fjalët e saj të para pas daljes nga seanca gjyqësore. Aisha dhe një grua tjetër nga Vietnami akuzoheshin se përdorën agjent nervor për vrasjen. Gjykatësi i çështjes pranoi kërkesën e prokurorisë për rrëzimin e akuzave vetëm për 27 vjeçaren nga Indonezia.
E akuzuara tjetër nga Vietnami duhet të dëshmojë për herë të parë për ngjarjen e ndodhur në aeroportin e Kuala Lampurit. Drejtësia e Malajzisë dyshon se kjo ishte një vrasje politike e Koresë së Veriut. (A2 Televizion)