
Policia ka shpallur në kërkim Kelmend Xhaferrin, krahun e djathtë të Suel Çelës, në lidhje me vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Elbasan.
Suel Çela u akuzua se ishte pjesëmarrës në incidentin në tregun ushqimor në Elbasan në vitin 2017, por më pas u shpall fajtor nga Gjykata.
Nga përplasja me armë zjarri mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit. Policia ka arritur të arrestojë një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Ai është Arbër Papleka, i cili mësohet se është edhe truproja i Gazment Bardhit, koordinatorit të Partisë Demokratike në Elbasan, por edhe ish-pjesëtar i forcave RENEA. (A2 Televizion)