Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën, kërkon burg

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 11:54 | Kronikë
Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën,

Prokuroria apelon masën e sigurisë ndaj Ervin Matës, i cili u la i lirë edhe pse është nën hetim për përfshirje në vrasjen e ndodhur me 4 tetor në ish-Bllok.

Prokuroria nuk pajtohet me vendimin e gjykatës, e cila e la Matën në "detyrim paraqitje" dhe kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg”.

Ervin Mata u vetëdorëzua pak ditë më parë në polici, duke deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ishte larguar nga lokali, sapo dëgjoi të shtënat.

Në ngjarjen e 4 tetorit në bllok mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj, së bashku me Elion Haton.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I vetmi në kërkim për vrasjen është Merviol Bilo, truproja i këngëtares Elvana Gjata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos