
Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Bledar Toçin. Efektivi i policisë së burgjeve akuzohet se disa ditë më parë ekzekutoi me pistoletën e shërbimit shtetasin Dritan Haxholli brenda banesës së 30 vjeçares Marsida Qatja.
Avokati i efektivit Toçi kërkoi masë më të lehtë sigurie për klientin e tij pasi sipas ai kishte qëlluar ndaj Dritan Haxhollit në kushtet e vetëmbrojtjes. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga trupi gjykues.
Më herët gjykata e Kavajës caktoi masën arrest me burg dhe për Bernard Toçin, vëllai i policit Bledar Toçi. Në shtëpinë e Bernardit u gjetën 7 doza kokainë dhe avokati i tij tha në gjykatë se ishte për të qetësuar babanë e sëmurë rëndë. Bernard Toçi u arrestua në shtëpinë e tij ku po vuante dënimin me kusht për lëndë narkotike. Ai akuzohet për prodhim dhe tregtim të drogës. (A2 Televizion)