Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një konflikti për radhën në spupermarket. A2 CNN ka mundur të sigurojë videon e rëndë të vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka në ngjarjen e ndodhur pak pas mesnate në kryeqytet. Nga pamjet, duket momenti kur, pas konfliktit në banakun e supermarketit mes disa të rinjve, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën pasi u godit me grusht dhe ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit Duka, i cili u rrëzua në tokë menjëherë. Autori i ngjarjes dhe të tjerët u larguan me shpejtësi nga dyqani, por sipas policisë, ai është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. (A2 Televizion)
Vrasje në supermarket, si u përshkallëzua sherri nga fjalët, te grushtet dhe arma
