Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka larguarnga detyra gjeneralin e ushtrisë të njohur me nofkën “Kasapi i Mariupolit”, vetëm disa muaj pasi ai u vendos të operacioneve logjistike në Ukrainë.
Gjenerali Mikhail Mizintsev organizoi rrethimin e qytetit port të Mariupolit vitin e kaluar dhe urdhëroi bombardimin e teatrit ku strehoheshin qindra familje duke shkaktuar të paktën 300 viktima.






Për 7 muaj Mizintsev, i njohur për brutalitetin e tij, mbajti dhe detyrën e zv.ministrit të Mbrojtjes, teksa është ende e paqartë se nëse largimi nga detyra është për emërimin e tij dikur tjetër apo një shkarkim.
60-vjeçari, konsiderohej si i preferuari i Putin dhe u vendos në postin e lartë duke zëvendësuar gjeneralin Dmitry Bulgakov, i cili u akuzua për dështimet e njëpasnjëshme në ofensivën në Ukrainë. (A2 Televizion)