
Gjykata e Apelit Tiranë ka ulur dënimin për Violeta Donajn, gruan që vrau burrin e saj në tregun e Milotit, në vitin 2018.
Donaj ishte dënuar me 17 vite burg për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa Apeli e uli në 9 vite burg, me arsyetimin se kemi të bëjmë me një vrasje të kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
Gruaja e ekzekutoi shtetasin me iniciale K.D., më 17 qershor të vitit 2018. (A2 Televizion)