Aksidentohet autoboti në Prrenjas, nafta “lan” rrugën

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 18:45 | Kronikë
Aksidentohet autoboti në Prrenjas, nafta “lan” rrugën

Një autobot me naftë është aksidentuar në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, në pjesën malore të Qafë Thanës.

Mësohet se autoboti ka qenë duke udhëtuar drejt Prrenjasit, kur është batuar në rrugë dhe më pas u përmbys.

Situata paraqitet e rrezikshme pasi një sasi e madhe nafte është derdhur në rrugë. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për pastrimin e aksit. Ndërkohë që policia po orienton trafikun për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos