Vrau dy persona dhe plagosi një tjetër, shpallet i pafajshëm adoleshenti amerikan

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 19:29 | Bota
Vrau dy persona dhe plagosi një tjetër, shpallet i pafajshëm

Adoleshenti Kyle Rittenhouse u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzën e vrasjes me paramendim dhe për 4 akuza të tjera, të lidhura me vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, gjatë trazirave në Kenosha, Uiskonsin.

Vendimi erdhi pas gjyqit që zgjati rreth dy javë, ku Rittenhouse u mbrojt duke thënë se i kishte vrarë ata dy persona për vetëmbrojtje.

“Nuk kam bërë asgjë të keqe. Vetëm sa mbrojta veten”, tha Rittenhouse.

https://a2news.com/2021/11/11/vrau-dy-persona-shperthen-ne-lot-para-gjykatesit-18-vjecari/

Adoleshenti, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, mori një pushkë AR-15 dhe iu bashkua një grupi personash të armatosur në Kenosha, në 25 gusht 2020. Aty, Rittenhouse qëlloi me armë zjarri dhe vrau Joseph Rosenbaum, i cili po e ndiqte atë. Kur turma iu vërsul, Rittenhouse vrau edhe Anthony Huber, i cili e goditi me “skateboard”.

Gjithashtu, plagosi edhe Gaige Grosskreutz, i cili ishte i armatosur me një pistoletë. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CWeBclzrwNr/

A2 CNN Livestream

Latest Videos