Vrau kunatën, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 12:33 | Kronikë
Vrau kunatën, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të

Dashamir Xhepa, 39-vjeçari i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij, Lirie Xhepa, do të qëndrojë përjetë në qelitë e  burgut. Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të lwrë të pandryshuar dënimin me burg përjetë dhënë për të nga Shkalla e Parë në janar të këtij viti.

Togat e zeza të Apelit nuk pranuan ankimin e bërë nga 39-vjeçari, i cili kërkoi të shpallej i pafajshëm. Ky vendim i formës së prerë konfirmon fajësinë e Xhepës për vrasjen e ndodhur në 14 shkurt të vitit 2019 në zonën e Sharrës në Tiranë.

Viktima e krimit, ishte kunata e tij e ve, Lirie Xhepa, e cila u gjet e pajetë në disa ferra pranë liqenit të Sharrës.

Sipas ekspertëve e gruaja ishte qëlluar me mjete të forta, si edhe dy herë me armë zjarri, plagë që i kishin marrë jetën. I dyshuari kryesor pas ngjarjes ishte i pandehuri Dashamir Xhepa.

Refeuar dëshmive të djemve të viktimës, pas vdekjes së babait të tyre, prej disa vitesh ata kishin pasur marrëdhënie konfliktuale me të pandehurin.

Para hetuesve, ata kanë rrëfyer se nëna e tyre ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje, pasi xhaxhai i tyre nuk e lejonte të shkonte në punë. Para ngjarjes, teksa 49 vjeçarja kishte nisur punë në një fabrikë, shoqërohej nga djali i saj, për të shmangur kunatin që i dilte në rrugë.

Dashamir Xhepa, u arrestua gati dy javë pas ngjarjes teksa fshihej në një hotel në Peshkopi. Ai u përgjua teksa fliste me një person tjetër, ku i konfirmonte faktin se kishte vrarë gruan e vëllait të tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/02/15/e-ve-prej-10-vitesh-kunati-e-vrau-per-te-mos-krijuar-lidhje-tjeter/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos