Vrau një roje sigurie jashtë ambasadës së Katarit në Paris, arrestohet autori

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 13:00 | Bota
Vrau një roje sigurie jashtë ambasadës së Katarit në

Një roje sigurie që punonte në ambasadën e Katarit në Paris u vra të hënën në mëngjes. Lajmi është konfirmuar për AFP nga një burim pranë hetimit, sipas të cilit një konflikt mes dy personave ka ndodhur para ambasadës, që ndodhet në lagjen e 8-të të Parisit, pak para orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

“Rrethanat e vdekjes së rojës së sigurisë nuk janë përcaktuar ende me saktësi”, tha prokuroria e Parisit, e cila shtoi se “përdorimi i një arme nga autori i dyshuar nuk konfirmohet”.

Sipas një burimi që foli për Reuters, vdekja e rojës së sigurisë nuk duket të ketë qenë një akt terrorist. Agjencia e lajmeve raporton se roja i sigurisë vdiq pasi u godit me grusht.

Ndërkohë Policia ka arrestuar menjëherë pas krimit autorin e dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos