Pas pesë orësh kërkimesh, Policia ka mundur të arrestojë Aldi Ramën, 21-vjeçarin e dyshuar si autor të vrasjes së oficerit të Krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha. Policia tha se në momentin që Rama ishte i rrethuar, nuk i është përgjigjur thirrjes së efektiëveve të RENEA-s dhe FNSH-së për t’u dorëzuar, por ka qëlluar ndaj vetes. Policia tha se ai po transportohet për në spital, por është në gjendje kritike për jetën. (A2 Televizion)
Vrau oficerin e Krimeve në Lezhë, Policia: Autori i dyshuar është vetëplagosur
