Vriten 70 ushtarë ukrainas në Okhtyrka

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 07:27 | Bota
Vriten 70 ushtarë ukrainas në Okhtyrka

Ndërkohë zyrtarët ukrainas sapo kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm ajror rus në bazën e tyre ushtarake, të dielën.

Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse. Të hënën, punonjësit e urgjencës po sillnin ende rrënojat duke u përpjekur të gjenin të mbijetuar.

Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në Twitter një homazh për shërbimin e tyre, duke thënë "Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës". (A2 Televizion)

https://twitter.com/verkhovna_rada/status/1498531224096288770

A2 CNN Livestream

Latest Videos