COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, qeveria hap kufijtë dhe aeroportin për udhëtarët e transitit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 16:29 | Ballkani
COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, qeveria hap kufijtë dhe

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni të Veriut raportuan 3 viktima dhe 152 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Shkupi vijon të jetë qyteti me më shumë raste, ndërsa një zyrtar i komunës së Strugës, i konfirmuar me koronavirus, bëri që institucioni të mbyllej dhe punonjësit e tjerë të vendoseshin në vetizolim.

Pas vendimit për të mos zgjatur gjendjen e emergjencës, qeveria e Shkupit hapi kufijtë tokësorë dhe ajrorë për udhëtarët e transitit. Sipas vendimit, do të hapen vendkalimet: Tabanovc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllacë dhe aeroporti i Shkupit.

https://a2news.com/2020/06/07/maqedonia-e-veriut-shteti-me-numrin-me-te-larte-te-rasteve-te-reja-ne-rajon/

Në mënyrë që t’u mundësohet kalimi transit, udhëtarët duhet të tregojnë përmes një deklarate me shkrim se ku po shkojnë dhe nuk duhet të qëndrojnë në Maqedoni të Veriut për më shumë se 5 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos